Fatos Klosi flet hapur: Ky është problemi i vetëm që do të sjellë ardhja e shtetasve afganë në Shqipëri

Fatos Klosi, ish kreu i SHISH u shpreh se nuk ka asnjë lloj shqetësimi për sigurinë kombëtare të vendit ardhja e shtetasve afganë në Shqipëri.

I vetmi shqetësim, sipas zotit Klosi është akomodimi.

Pjesë nga intervista në Ora News

Klosi: “Nuk ka asnjë lloj shqetësimi. Problemi është që duhet t’i gjejmë vend ku do akomodohen, ne jemi vend i vogël dhe nuk kemi shumë hapësira në këtë drejtim, por asgjë tjetër. Shqipëria nuk është ndonjë vend ku pretendojnë të rrinë emigrantët, ata duan të ikin një orë e më parë.”

Klosi: “Faza e parë është e paqartë se ndodhi papritur, është emergjencë faktikisht që vijnë 250 afganë. Shqipërinë e gjen të papërgatitur, ne e dëgjuam sot se është dhënë urdhër që të shkojnë në konvikt. Nuk është normale të shkojnë në konvikt pasi konviktet janë për studentët, por është e papërgatitur. Mbase do gjendjet një akomodim më serioz.”

Klosi: “Ky vendim është në kuadër të bashkëpunimit me NATO. Ky është një lloj detyrimi ndaj Aleancës, jo si dëshirë e kryeministrit. Ne nuk kemi kontribute të mëdha në NATO, të paktën të bëjmë këto problemet e prapavijës. Unë them shyqyr që na jepet rasti që në NATO të bëjmë diçka.”


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu