Vuçiq për presionet rreth Kosovës dhe Srpskes: Serbia përherë do të jetë përkrah popullit të saj dhe nuk do të ketë “Stuhi” e “Vetëtima”

Presidenti i Serbisë Vuçiq tha sot se “populli serb ka vuajtur shumë, ka humbur shumë njerëz dhe ka shumë tjerë që braktisën pronat, për të lejuar prapë të ndodhë kjo, prandaj Serbia përherë do të jetë përkrah popullit të saj dhe nuk do të ketë “stuhi” e “vetëtima”.

Ai para qytetarëve në Bajna Bashta, ku kishte edhe qytetarë nga Srpska theksoi se pret rritjen e presioneve ndaj Serbisë rreth Kosovës dhe Srpskes, por Serbia do jetë me popullin e saj dhe do ta ndihmojë në çdo mënyrë.

“Para neve nuk është kohë e lehtë, do shtohen presionet në lidhje me Kosovën dhe Srpska, porosia ime për njerëzit e Srebrenicës, Skelaniz dhe Bratuncit dhe popullit të Srpskes është se Serbia do jetë me ju në çdo moment edhe ekonomikisht por edhe secilën mënyrë. Nuk do lëmë kurrë popullin në baltë dhe kjo është porosi edhe për qytetarët e Kosovës dhe gjithë tjerët” tha ai.

Ai shtoi se nuk do të ketë “Stuhi” dhe “vetëtima” të reja kundër popullit tonë.

“Serbia është sot tjetër vend, mban vetën dhe popullin e vetë” tha Vuçiq.

Ai theksoi se populli serb ka hequr tepër, ka humb njerëz, shumë prej tyre u detyruan të braktisin pronat e veta, për të lejuar që kjo prapë të ndodhë.

Të gjithëve iu dëshirojmë më të mirën, të ruajmë paqen, ndërtojmë të ardhmen së bashku. Serbia nuk mund të lejojë atë që ndodhi viteve 90-të, as atë që ndodhi gjatë luftës së dytë botërore” tha Vuçiq.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu