Shaqiri: Nuk do ndalojmë së punuari në reformën e administratës shtetërore

Ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Jeton Shaqiri informon se reformat në administratën shtetërore janë prioriteti kryesor i punës së kësaj ministrie.

Nuk do ndalojmë së punuari në reformën e administratës shtetërore, deri sa të bëhet sinonim i efikasitetit”, thekson ministri Shaqiri në njoftimin e tij.

Ai thekson se Republika e Maqedonisë së Veriut do të arrijë deri tek një administratë shtetërore efikase me anë të: “Riorganizimit të tërësishëm të administratës shtetërore. Definimit të qartë dhe domethënës të kompetencave në të gjitha nivelet në administratë. Sjelljes së një ligji të ri për shërbimet e larta udhëheqëse. Sistemit të ri të vlerësimit të institucioneve, por jo individëve”- u shpreh ai.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu