Rama për mediat spanjolle: Brenda javës mbërrijnë 1 mijë afganë në vend

Në kohën që pritet që të mbërrijnë grupi i parë i azilkërkuesve afganë në Shqipëri, Kryeministri Edi Rama ka folur sot për mediat spanjolle dhe ka treguar detaje rreth operacionit për marrjen e tyre.

Në një intervistë për El Periodico, Rama është shprehur se brenda pak ditësh pritet që të vijnë në Shqipëri rreth 1 mijë emigrantë nga Afganistani.

Kreu i qeverisë shqiptare ka thënë se ata që do të vijnë e do të strehohen në Shqipëri janë aktiviste, gra, gazetare, edukatore dhe njerëz që kanë punuar për Ushtrinë e Shteteve të Bashkuara.

“Ne e morëm këtë vendim sepse nuk mund të qëndronim të palëvizshëm përballë rrezikut të madh dhe dëshpërimit të atyre që po përpiqen të ikin. Është një mesazh solidariteti që ne duhet t’u përcjellim fëmijëve tanë. Azilkërkuesit afganë do të fillojnë të mbërrijnë në Shqipëri këtë javë nëpërmjet fluturimeve të operuara nga SHBA. Në fillim brenda javës do të vijnë janë rreth 1000. Ato janë kryesisht “aktiviste, gra, gazetare, edukatore dhe njerëz që kanë punuar për Ushtrinë e Shteteve të Bashkuara” ka thënë Rama.

Ndër të tjera, kreu i qeverisë thekson se ai nuk ka kërkuar “asgjë në këmbim” nga SHBA për këtë bashkëpunim.

Më tej, media spanjolle shkruan se Shqipëria dhe Kosova janë dy vende të vogla në Europë të cilat kanë pranuar të strehojnë refugjatët që largohen nga Afganistani.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu