Kroos aludon për ardhjen e Mbappe te Real Madridi: Kalimi i Messit te PSG, mund të sjell një lojtar të tyre te ne

Thashethemet mbi Kylian Mbappen dhe të ardhmen e tij po vazhdojnë, ku për këtë është përkujdesur edhe mesfushori i Real Madridit, Toni Kroos, i cili ka thënë se sulmuesi i Paris Saint-Germain së shpejti do të mund të bashkohet me “Los Blancos”.

Kur u hap tema e transferimit të Leo Messit në PSG, Kroos tha se kjo mund të ketë një efekt të mirë për klubin ku ai luan, pasi një lojtar nga klubi parisien mund të bashkohet me ‘Los Blancos’.

“Ne do të shohim se si shkoi gjithçka (në lidhje me nënshkrimin e Messit me PSG)”.

“Lëvizja mund të jetë e mirë për ne sepse rivalët tanë më të mëdhenj kanë humbur lojtarin e tyre më të mirë”.

“Dhe diçka edhe më e mirë mund të dalë prej saj si pasojë. Ndoshta një lojtar nga Parisi [Saint-Germain] do të na bashkohet … nuk e di”, ka thënë Toni Kroos.

Pavarësisht nënshkrimit të PSG-së me Messin, gjigantët e Ligue 1 duket se janë të vendosur për ta mbajtur Mbappen në mënyrë që të formojnë treshe të fortë së bashku edhe me Neymarin.

Megjithatë interesi i Real Madridit për Mbappe është i njohur dhe komentet e Kroos kanë shtuar dhe më shumë shpresat e tifozëve që mund të këtë një transferim të tillë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu