Talebanët shtojnë kontrollet, pengojnë njerëzit që duan të shkojnë në Aeroportin e Kabulit

Talebanët thuhet se e kanë bërë të vështirë për njerëzit që të shkojnë në Aeroportin e Kabulit duke ngritur pika kontrolli në rrugë. Rreth 4,500 ushtarë amerikanë po kontrollojnë aeroportin, por të gjitha rrugët që çojnë atje janë nën kontrollin e talebanëve.

Talibanët veçanërisht nuk po i lejojnë afganët që nuk kanë dokumente udhëtimi të shkojnë në aeroport. Por, mediat ndërkombëtare, raportojnë se edhe ata me dokumente të vlefshme kanë pasur vështirësi për të shkuar në aeroport.

E gjithë kjo pasi mijëra njerëz dynden aeroportin në një përpjekje të dëshpëruar për të ikur nga vendi pasi talebanët morën kontrollin e Afganistanit gjatë fundjavës.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu