Man Utd është gati të bëjë Pogban lojtarin më të paguar në ekip me kontratën e re marramendëse

Manchester Unitedi thuhet se është gati t’i ofrojë mesfushorit Paul Pogba një kontratë të re, e cila do ta bënte atë lojtarin më të paguar në skuadër.

Pogba është në vitin e fundit të kontratës së tij me klubin nga Old Trafford, ndërsa deri më tani nuk ka një marrëveshje për rinovim.

Situata e tij me Unitedin ka bërë shumë klube të mëdha evropiane të interesohen për transferimin e tij këtë verë apo në verën e ardhshme.

Megjithatë, drejtuesit e Djajve të Kuq duan ta bëjnë Pogban lojtarin më të paguar në ekip, duke i ofruar një kontratë të ‘çmendur’.

Sipas mediumit The Athletic, Unitedi është i gatshëm t’i ofrojë Pogbas një kontratë pesëvjeçare prej 400 mijë funtesh apo rreth 470 mijë euro në javë.

Në këto kushte, Pogba do t’i binte të fitonte plot 25 milionë euro në vit.

Oferta e jashtëzakonshme do ta bënte francezin lojtarin më të paguar në Old Trafford, duke tejkaluar pagën javore të David de Gea e cila peshon 375 mijë funtesh apo 440 mijë eurosh.

Kjo ofertë e Unitedit thuhet se vjen për të larguar interesimin nga Paris Saint-Germain, Real Madrid dhe Juventus.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu