Barcelona i tregon fuqinë që ka talentit Moriba: Largohesh për ofertën e duhur, ose nuk luan një vit fare

Ilaix Moriba ka qenë njëri nga zbulimet e Barcelonës së Ronald Koeman edicionin e kaluar. Mesfushori i talentuar ka zhvilluar 18 ndeshje me ekipin e parë të katalunasve, ku ka shënuar edhe një gol dhe ka dhuruar tre asistime.

Vlera e tij është rritur ndjeshëm, por lojtari ka vetëm edhe një vit kontratë te gjiganti katalunas.

Barcelona i ka ofruar kontratë të re Moribas, por ai dhe agjentët e tij e kanë refuzuar atë.

Refuzimi i kontratës së re ka acaruar tej mase drejtuesit e Barcelonës të cilët kanë ndërmarrë masa ndaj lojtarit duke e dërguar përsëri tek ekipi B.

Katalunasit i kanë bërë të qartë si lojtarit ashtu edhe agjentëve të tij se ofertën për rinovim e kanë në tavolinë dhe nuk do të ulën më të bisedojnë me ta për tjetër gjë, vetëm për rinovimin e kontratës.

Mundo Deportivo ka shkruar se drejtuesit e katalunasve i kanë treguar futbollistit se nëse nuk rinovon kontratën do të mbetet një vit pa luajtur për ekipin e parë ose të dytë të Barcelonës.

Moriba mund të largohet edhe këtë verë nga katalunasit, por vetëm nëse ai sjell ofertën e duhur.

Oferta e parë ka qenë nga RB Leipzig prej pesë milionë eurove, por këtë ofertë Barcelona e ka hedhur poshtë.

Barça do ta lejoj largimin e lojtarit në afatin kalimtar veror vetëm mbërrin një ofertë prej 15 milionë euro, në të kundërtën Moriba do të stërvitet një vit me ekipin B të Barcelonës, por pa pasur drejtë loje duke qëndruar në tribuna.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu