70 mijë shqiptarë mendohet të kenë votuar LSDM-në?

Sipas disa informacioneve nga mediat shqiptare në Maqedoni, janë diku rreth 70 mijë shqiptarë që kanë votuar për partinë socialiste maqedonase, LSDM-në e Zoran Zaev.

Siç dihet LSDM-ja në radhët e saj ka pasur politikanë shqiptarë, madje në Dibër thuhet se LSDM-ja ka dalur para partive shqiptare.

Numrin e madh të shqiptarëve që e kanë votuar LSDM-në e ka komentuar edhe Ali Ahmeti.

Ai ka thënë se nuk e kupton përse shqiptarët e kanë votuar këtë parti maqedonase, sepse LSDM-ja nuk ka platformë për shqiptarët.

Ndërsa nga partia tjetër shqiptare, Lëvizja BESA, kanë thënë se fajet përse shqiptarët votuan për LSDM-në i ka Ali Ahmeti dhe politika degraduese e Bashkimit Demokratik për Integrim.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu