Me një status në rrjetin social Facebook Ramadan Ramadani komenton rezultatin e zgjedhjeve në Maqedoni:
“Shqiptarët e Maqedonisë sonte shkruajtën histori: edhe bënë LSDM në fituese në Maqedoni, Rilindje me Besën dhe Aleancën ndër shqiptarë e hupën Menduhin në PDSH dhe ndëshkuan rëndë VMRO-në dhe BDI-në. Krejt këtë në një sistem elektoral të padrejtë ndaj tyre dhe me aq pak dalje në votime. Dhe më e madhja që mbetet të trajtohet ndër gjithë shqiptarët është se rrënuan pakthyeshëm një establishment të rrejshëm që mbahej me ilirmetizëm, hidhja-futja, mirënjohje hashimi dhe honoris gazuza të ndërsjella. Populli im ishte dhe mbeti avangardë edhe në Maqedoni edhe ndër shqiptarë mbarë. E puth në ballë!” përfundon Ramadani në FB./InfoShqip.com