Xhaçka: Nëse Shqipëria mund presë mijëra afganë, cili vend nuk e bën dot?

Ministrja e Punëve të Jashtme Olta Xhaçka ka marrë pjesë në takimin e Këshillit të Atlantikut të Veriut, takim i zhvilluar për situatën në Afganistan.

Pas këtij takimi, Xhaçka nëpërmjet një reagimi në “Twitter” rithekson se Shqipëria është gati të presë qytetarët, jeta e të cilëve është në rrezik, ndërsa shtron pyetjen nëse një vend si Shqipëria arrin të ofrojë strehim, përse vendet e tjera nuk mund ta bëjnë diçka të tillë.

Lexo edhe: Bllokimi në aeroport, NATO ultimatum talebanëve: Lejoni afganët të largohen nga vendi

“Edhe pse të gjithë sot kanë në mendje 1000 pyetje e diskutime të mundshme për atë që ka ndodhur dhe atë që do të jetë e ardhmja e NATO-s, çështja kryesore, në fakt e vetme, ku duhet të fokusohemi sot janë gratë, fëmijët dhe burrat afganë që sot rrezikojnë jetën sepse punuan për ne.

Është e papranueshme që vendet anëtare të NATO-s të mos arrijnë dot t’ju ofrojnë strehim dhe një jetë të re njerëzve që punuan dhe luftuan për të ardhmen që ne ju premtuam. Nëse Shqipëria e bëka këtë, cili vend në këtë tryezë nuk e bëka dot”, tha Xhaçka gjatë fjalës së saj.

Gjithashtu ajo njohu pjesëmarrësit edhe me masat e marra nga qeveria shqiptare për pritjen e qytetarëve afganë. Në përfundim të takimit, Ministrat e Punëve të Jashtme të vendeve të NATO-s aprovuan edhe një deklaratë të përbashkët.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu