Seancën konstituive të përbërjes së re parlamentare do ta udhëheq një shqiptar

Sipas nenit 63 të Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë, përbërja e sapozgjedhur e Kuvendit duhet të mblidhet në seancën konstituive më së voni 20 ditë pas mbajtjes së zgjedhjeve.

Sipas rregullores, seancën konstituive do ta drejton deputeti më i vjetër në moshë, dhe ky do të jetë shqiptari ortodoks nga radhët e BDI-së, Branko Manojlovski, njofton Flaka.

Seancën konstituive e konvokon kryetari i Kuvendit nga përbërja paraprake. Përderisa nuk caktohet seanca konstituive në afatin e parashikuar, deputetët mbajnë mbledhje dhe do ta konstituojnë Kuvendin në ditën e 21 nga dita e përfundimit të zgjedhjeve.

Sipas nenit 90 të Kushtetutës, presidenti i Republikës së Maqedonisë është i obliguar në afat prej dhjetë ditësh nga konstituimi i Kuvendit mandatin për përbërje të Qeverisë t’ia besojë kandidatit të partisë, përkatësisht partive politike që kanë shumicë në Kuvend.

Mandatari në afat prej 20 ditë nga dita e besimit të mandatit, Kuvendit i dorëzon program dhe e propozon përbërjen e Qeverisë.

Qeveria, në propozim të mandatarit dhe në bazë të programit, e zgjedh Kuvendin me shumicë votash nga numri i tërësishëm i deputetëve. Flaka


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu