Sela: Aleanca për Shqiptarët kërkon barazi të plotë të gjuhës shqipe me atë maqedonase (VIDEO)

Ziadin Sela ka bërë një deklaratë publike një ditë pas përfundimit të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 11 dhjetorit, ku Aleanca për Shqiptarët (ASH) arriti të mer rreth 40 mijë vota, njofton Telegrafi Maqedoni.

Mes tjerash, Sela thotë se ”pas rezultatit të djeshëm jam i detyruar të paraqitem para jush për të sqaruar disa elementë dashakeq ndaj ASH-së, që në mënyrë të pakutpimtë bëjnë kampanjë kundër ASH-së.”

Me rreth 40 mijë votues, vlerësojmë se nuk i kemi pronë votuesit, por jemi në shërbim të votuesve, jemi në shërbim të asaj që votuan dje, pa presione dhe shantazhe. Vota e tyre ishte në shërbim të Aleancës për Shqiptarët.”

Më tej, Sela thotë se Aleanca ka qenë e qartë në qëndrimet e saja dhe nuk lëvizë aspak nga aty, pra kërkon barazi të gjuhës shqipe me atë maqedonase, është dhe do të jetë për buxhet me prerje lokale të rregulluar me ligj, për të penguar eksploatimin e shqiptarëve, për dekriminalizimin e shtetit, do të prëkahet PSP-ja, si kategori kushteutese, por edhe themelimi i një gjykate speciale.

Sela shtonë se ”qëndrojmë mbrapa fjalëve për zgjidhjen e proceseve të montuara politike sa më shpejtë dhe të burogsurit të dalin nga burgu, të zhdëmtohen dhe dëmshpërblehen për vuajtjen e burgimit të pafajshëm dhe të mos përsëriten këto raste.

Të burgosen ata që shkaktaun proceset politike, qoftë ministra apo funksionarë tjerë. Ne synojmë një nga tre funksionet shetëtore kryesore të jenë shqiptarë, kryetari, ose kryeministri, ose kryetari i kuvendit.’/Telegrafi/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu