Mehmeti u jep disa leksione falas analistëve nga Tirana dhe Prishtina

Shkrimtari shqiptar nga Shkupi, Kim Mehmeti, ka një “porosi” për ‘dashamirët’ e Tiranës dhe Prishtinës që janë tronditur nga ‘humbja’ e madhe që ne shqiptarët e Maqedonisë kemi pësuar pas zgjedhjeve të fundit parlamentare. “Ne humbëm mundësinë që edhe më tej të kemi të një parti të fortë si BDI’ja, që të mirën e kryesuesve të saj e barazonte me të mirën e popullit, ne e humbën mundësinë që duke forcuar me votën tonë BDI’në, të forcojmë injorancën, banditizmin, krimin dhe rrugaçërinë partiake, e humbën mundësinë që edhe në të ardhmen, ambasada e Shqipërisë dhe Kosovës në Shkup, të mbeten degët më aktive të BDI’së, humbën mundësinë që edhe më tej të kemi një BDI të fortë, që Presidentit të Kosovës do ia përpiloj listën e shqiptarëve të këtushëm që duhet dekoruar, e humbëm mundësinë që edhe më tej të mbetemi në duart e një BDI të fortë, që do prodhonte ‘turkoshak’ e ‘islamist radikal’, vetëm për ta mbuluar leninizmin dhe injorancën e vet deshqiptarizuese…”, ironizon Mehmeti.

Ai ka dhënë edhe disa “leksione” falas për “zonjat dhe zotërinjtë” e Tiranës dhe Prishtinës.

“Zonja e zotërinj të Tiranës e Prishtinës që aq shumë ju tronditi humbja jonë, ne Shqiptarët e Maqedonisë në zgjedhjet e fundit parlamentare e humbën mundësinë që edhe më tej të mbetemi në duart e një partie të fortë si BDI’ja, e cila ishte pjesë e regjimit që njëherë në vit na organizonte nga një ‘Sopot’, ‘Brodec’, Monstër’, likuidim e burgosje të komandantëve të UÇK’së, Lagjen e Trimave në Kumanovë, nga një projekti ‘ Shkupi 2014’ apo ‘Enciklopedi maqedonase’…. Shkurt e shqip, në zgjedhjet e fundit parlamentare, ne shqiptarët e Maqedonisë e humbëm mundësinë që edhe më tej të mbeteni në duart e injorantëve dhe leninistëve të BDI’së, që e ndihmuan VMRO-DPMNE ta deshqiptarizojë Maqedoninë, në duart e atyre që deshën të na bindin se luani bullgar është i barasvlershëm me shqiponjën tonë dykrenore, pra humbën mundësinë të kemi një parti të fort si BDI’ja, e cila nëse do mbetej edhe më tej e fortë sa që ishte, mbase do na detyronte të gjithë neve shqiptarëve të Maqedonisë të aderonim në partitë maqedonase!”, shkruan Mehmeti


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu