Zekiri: Deri 70 mijë shqiptarë kanë votuar për LSDM-në

Kandidati për deputet në Maqedoni, Muhamed Zekiri nga LSDM ka thënë se numri i shqiptarëve që kanë votuar për partinë ku ai bën pjesë sillet nga 50 deri 70 mijë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas tij, shqiptarët kanë votuar për partinë që në krye ka Zoran Zaev pasi janë zhgënjyer nga partitë shqiptare.

“Janë mbi 50 mijë shqiptarë që kanë votuar për Lidhjen Social Demokrate të Maqedonisë. Këtë e bënë pasi u zhgënjyen për 25 vite nga partitë shqiptare. Kështu ata mbrëmë shkruan historinë”.

Zekiri në një lidhje direkte në Info Magazine të Klan Kosovës ka thënë se derisa të del Komisioni Qendror Zgjedhor me rezultate, Gruevski dhe OBRM-PDUKM nuk janë fitues të këtyre zgjedhjeve.

“Gruevski nuk është fitues dhe nuk do të mundet ta krijojë qeverinë. BDI dhe Ali Ahmeti kanë bërë shumë gabime në dhjetë vitet e fundit, duke u marrë vetëm me punët e veta. BDI nga zgjedhjet e fundit mund të ketë më së shumti dhjetë deputetë”.

“Vetëm përmes LSDM mund t’i ipej fund Nikolla Gruevskit. Ata mbrëmë kanë bërë historinë, duke u treguar më të vëmendshëm se sa maqedonët. Nuk mund të jenë gjithë të njëjtë dhe kjo është logjika më e gabuar e dikujt”.

Zekiri ka thënë se “shqiptarët nuk mund të qëndrojnë peng të Ali Ahmetit dhe BDI-së”.

“Sot shqiptarët masovikisht kanë votuar LSDM. Nuk besoj se Maqedoninë e pret një krizë e re, pasi qytetarët e saj e kanë vendosur këtë, duke bërë ndryshimin”.

“Nuk besoj se BDI mund të jetë kundër dënimit të atyre që keqpërdorën shtetin. Duhet të formohet Gjykatë Speciale për të dënuar ata që kanë bërë krime”./Telegrafi/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu