Përfaqësueseje e Kosovës U-19 ka mësuar kundërshtarët për kualifikimet e Kampionatit Evropian 2018.
Në selinë e UEFA-s në Nion sot është bërë tërheqja e shortit edhe për kualifikimet e Kampionatit Evropian 2018 për Përfaqësueset U-19, që do të mbahet në Finlandë
Kosova fillimisht me short u tërhoq në grup me Serbinë, por ishte e ditur paraprakisht se këto dy skuadra nuk do të lejoheshin në të njëjtin grup.
Për këtë arsye Serbia u zhvendos në grupin 7, derisa Austria u përfshi në grupin e Kosovës.
Në Grupin 6 ku bënë pjesë Kosova janë përfshirë edhe Izraeli dhe Lituania. Ndeshjet e këtij grupi do të zhvillohen më 3, 6 dhe 9 tetor në Austri.
Programi i ndeshjeve të Kosovës:
3 tetor, 2017: Kosova – Austria
6 tetor, 2017: Kosova – Izraeli
9 tetor, 2017: Kosova – Lituania