Deputeti tashmë i zgjedhur nga rradhët e BDI-së në njësinë e VI zgjedhore Xhevat Ademi demanton fjalët se është tërhequr nga mandati i tij, informon “Zhurnal”.
Sipas lajmeve të lancuara pak më herët thuhet se Xhevat Ademi është dorëhequr për shkak të mossuksessit në degën ku vjen ai, por në fakt nuk është aspak e vërtetë pasiqë sipas Ademit i cili ka qenë dhe shef shtabi komunal në Tetovë, BDI dhe ai kanë fituar 850 vota në Reçicë të madhe dhe mbi 11 mijë vota më shumë në Tetovë.
”Kam fituar në Reçicë të madhe, kam fituar edhe në Tetovë. BDI me 850 vota ka fituar në Reçicë të madhe dhe me afër 11 mijë vota kemi fituar në Tetovë. Në nivel republikan Tetova është kampion brenda BDI-së, brenda Tetovës, Reçica e madhe është kampion për nga rezultati”, thekson kështu deputeti i BDI-së Xhevat Ademi.
Në anën tjetër edhe shefi i shtabit qendrorë Bekim Neziri ka demantuar zërat për dorëheqjen e tij.
Ai për “Zhurnal” demanton zërat se do të dorëhiqet pasiqë sipas tij, BDI-ja është parti fituese në bllokun shqiptarë, thekson më tej Neziri.