Izraeli blen nga SHBA avionë të teknologjisë së lartë

Izraeli ka pranuar dërgesën e parë prej dy avionësh luftarakë F-35 të cilët i ka blerë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), dorëzimi i të cilëve u vonua nga shkaku i mjegullës, raporton Anadolu Agency (AA).

Avionët e rinj F-35 për të cilët u raportua se kushtojnë 100 milionë dollarë secili, janë vetëm dy nga gjithsej 50 sa ka porositur Izraeli.

Avionët duhej të mbërrijnë më herët nga Italia, por kushtet e këqija klimatike kishin pamundësuar dërgimin e tyre në Izrael. Në ceremoninë në të cilën mori pjesë Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Ash Carter dhe kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu u tha se avionët do të risin akoma më shumë fuqinë tashmë të konsiderueshme ushtarake.

“Sot dëshiroj t’u them njerëzve në Izrael se ky krah i gjatë sot është bërë akoma më i gjatë dhe më i fuqishëm”, tha Netanyahu sipas të cilit nuk është rastësi që Izraeli është i pari që merr këto avionë sepse kjo simbolizon karakterin shumë të rëndësishëm të aleancës midis Izraelit dhe SHBA-ve.

Izraeli ka dorëzuar kërkesën pavarësisht debatit të mëhershëm për nevojën apo jo për të shtuar mjete të shtrenjta në forcat ajrore.

“Arsyeja është e thjeshtë, mosha e avionëve, për çka Forcat Ajrore të Izraelit (IAF) kanë nevojë të rinovojnë avionët e saj”, shkroi eksperti izraelit për Siguri, Yiftah Shapir.

Në shtator, Izraeli arriti një marrëveshje armësh me SHBA-të për një periudhë 10 vjeçare dhe të vlefshme 38 miliardë dollarë e cila përfshinë edhe ndihmën për mbrojtje raketore.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu