“CIVIL” kërkon rinumërimin e votave në të gjitha njësitë zgjedhore

Organizata qytetare CIVIL, kërkon nga Komisioni Shtetëror Zgjedhor dhe institucionet tjera kompetente që t’i rinumërojnë votat në të gjitha njësitë zgjedhore në Maqedoni.

“CIVIL” gjithashtu kërkon revizion të fletëvotimeve të pavlefshme, pasi sipas tyre në disa fletëvotime shihet qartë vullneti i qytetarit që ka votuar.

Sipas CIVIL, është e nevojshme edhe rivotimi në disa qendra votimi, ku është vërejtur shkelje serioze e të drejtës së votës dhe procedurave zgjedhore. /albeu.com/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu