Kryetari i LR-PDSH Ziadin Sela ishte mysafir në debatin në Top Chanel, ku temë diskutimi ishte “Shqiptarët dhe Maqedonia.
Kryetari i LR-PDSH, Ziadin Sela foli për situatën politike të krijuar pas zgjedhjeve të 11 dhjetorit si dhe mundesitë dhe kalkulimet e mundëshme për qeverine e ardhëshme .
Më me rëndësi është të kushtëzojmë që të lirohen të burgosurit shqiptar nga rastet e montuara se sa të mirremi me matematika se kush do të bëhet pjesë e qeverisë. Shqiptarët tani e kanë rastin ti kushtëzojnë partitë maqedonase për çështjet madhore sepse partitë maqedonase janë në presion dhe se do të pranojnë kushtëzimet .
Këtë ide e kam thënë dhe do i qendroj mbrapa sepse shqiptarët duhet të bëjnë bllokun politik shqiptar dhe të përballen me bllokun maqedonas, tha mes tjerash kryetari i LR-PDSH, Ziadin Sela. /InfoShqip.com