Rama nuk heq dorë nga Jaguarët superluksozë

Këshilli i Ministrave ka shfuqizuar vendimin e shumë debatuar për marrjen me qira të makinave për zyrtarët e lartë, përfshirë ministrat dhe vetë Kryeministrin.

Në fakt bëhet fjalë vetëm për ndryshimin e subjektit që do të kryejë prokurimin, pasi nga Garda e Republikës do të kalojë në dorë të ministrisë së Brendshme.

Vendimi për marrjen e makinave “Jaguar” për zyrtarët e lartë u kritikuar nga opozita si vendimi korruptiv, pasi bëhet për të përfituar njerëz të afërt me qeverinë.

Vendimi i marrë në mars të vitit 2015″>2015 parashikon marrjen e 44 makinave me qira, nga të cilat, 8 për kryeministrin, 14 për Këshillin e Ministrave, 4 për kryetarin e Kuvendit, 2 për presidentin dhe nga një për 16 ministri të tjera të linjës.

V E N D I M

PËR

SHFUQIZIMIN E VENDIMIT NR.246, DATË 19.3.2015″>2015, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR NGARKIMIN E GARDËS SË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË PËR KRYERJEN E PROCEDURËS SË PROKURIMIT PËR MARRJEN ME QIRA FINANCIARE TË AUTOMJETEVE NË DISPOZICION TË DISA FUNKSIONARËVE PUBLIKË DHE KRYEMINISTRIS˔

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 113, të ligjit nr.44/2015″>2015, “Kodi i Procedurave Administrative i Republikës së Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Punëve të Brendshme, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Shfuqizimin e vendimit nr.246, datë 19.3.2015″>2015, të Këshillit të Ministrave “Për ngarkimin e Gardës së Republikës së Shqipërisë për kryerjen e procedurës së prokurimit për marrjen me qira financiare të automjeteve në dispozicion të disa funksionarëve publikë dhe Kryeministrisë”.

Ngarkohen Ministria e Punëve të Brendshme dhe Garda e Republikës së Shqipërisë për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu