Muhamet Zekiri paralajmëron kandidat shqiptar nga LSDM për kryetar komunash

Me votën për LSDM-në, shqiptarët kanë pamundësuar Gruevskin të luaj me fatin e tyre, dhe me fatin e të gjithë qytetarëve të vendit, tha deputeti i porsazgjedhur i LSDM-së, Muhamed Zekiri.

Sipas tij, fitues më të mëdhenj të këtyre zgjedhjeve janë pikërisht shqiptarët. Ai paralajmëroi se në zgjedhjet e ardhshme lokale do ketë kandidat shqiptar nga radhët e LSDM-së, në të gjitha komunat e banuara me shumicë shqiptare.

“Në Haraçinë është fitore e pastër, në Dibër është fitore e pastër e Lidhjes Social Demokrate të Maqedonisë, në Studeniçan është fitore e pastër e LSDM-së. Ata shqiptar që kanë votuar, askush nuk i ka detyruar, ata e kanë pa se ku mund ta gjejnë vetën. Në zgjedhjet e ardhshme lokale do të ketë kandidat shqiptar nga LSDM, dhe ata do ti përfaqësojnë qytetarët e atyre komunave”, u shpreh Muhamed Zekiri, LSDM, trasmeton Tv21, përcjell Flaka

Nga ana tjetër, deputeti i porsazgjedhur i BDI-së, Tala Xhaferi, akuzoi Zekirin se ka dëmtuar çështjen shqiptare në Maqedoni, pasi ka kontribuar që 10 mandate shqiptare të shkojnë tek një parti Maqedonase. Por sipas tij, sërish BDI është çelësi i qeverisë së re, kurse partia maqedonase që do ti pranojë kushtet e partisë së tij, do të jetë ajo që do të formojë qeverinë e ardhshme. Xhaferi tha se deri të premten BDI do të diskutojë për koalicionet e mundshme.

“Ne shpresojmë që në ditën e ënjte, gjegjësisht në ditën e premte të pranojnë procedurat e ankimimit dhe vlerësimit të ankesave që janë bërë. Ditën në vijim duhet të mblidhen organet partiake të cilët do të vendosin për ecuritë e mëtutjeshme”, tha Talat Xhaferi, BDI.

Kryetari i Rilindjes Demokratike Kombëtare, Vesel Memedi vlerësoi se votimi i shqiptarëve për LSDM-në nuk është i natyrshme dhe i kapshëm. Ai ftoi publikisht kreun e BDI-së, Ahmetin, që të bashkohen të gjithë për hire të kërkesave shqiptare.

“Tani është moment shumë i rëndësishëm që partia shqiptare që është fituese me 10 mandate, kërkesat ti shtron në letër dhe të bëj thirrje publike të gjithë partitë politike shqiptare që kanë mandate në kuvend që të bashkohemi”, tha Vesel Memedi, Kryetar i RDK-së.

Megjithatë, tema më e nxehtë e debatit ishin votat që shkuan për LSDM-në. Kastriot Rexhepi nga Lëvizja Besa, tha se fajin për votat e humbura duhet të kërkohet tek vet partitë shqiptare.

“Që shqiptarët në Haraçinë, e cila është simboli i betejës së 2001-it të votojnë për subjekt maqedonas, më falni por nuk mund ta akuzoj LSDM-në. E akuzoj subjektin i cili i ka përfaqësuar ata, i cili e ka marrë besimin kaq vite që të mund ti çoj proceset përpara dhe ti përfaqësoj ato”, tha Kastriot Rexhepi, Lëvizja Besa.

Rexhepi theksoi se një qeveri gjithëpërfshirëse, e cila do të formohej nga të gjitha partitë që kanë deputet do të ishte një zgjidhje e mirë, zgjidhje që sipas tij mund ta nxjerr shtetin nga kriza politike./albportal


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu