Lëvizja BESA reagon për refuzimin e ankimimeve të tyre nga KSHZ-ja

Lëvizja BESA reagoi në mospranimin e ankimimeve të tyre nga Komisioni Shtetëror Zgjedhor me çka, siç citohet në njoftim VMRO-DPMNE-së i është mundësuar me padrejtësi të marrë një mandat për deputet nga Njësia e Dytë Zgjedhore i cili i takon atyre. BDI-së dhe PDSH-së i rekomandon se përfaqësuesit e tyre në KSHZ nuk kanë marrë deputet të Lëvizjes BESA, por deputet të shqiptarëve të Maqedonisë.

“Sot edhe një herë u dëshmua se KSHZ-ja merr vendime sipas diktateve politike, ndërsa ishte e dhimbshme të shohësh se si përfaqësuesit shqiptarë në të, ata të BDI-së, të PDSH-së dhe ai që, gjoja, është i pavarur, e mbronin interesin e VMRO-DPMNE-së së Nikolla Grueskit më shumë se vetë përfaqësuesit e Gruevskit në këtë komision. Të gjendur në këtë situatë, kur më ne nuk i besojmë as KSHZ-së, as drejtësisë tjetër në vend, shpresa e fundit është se së shpejti në vend të përfaqësuesit të PDSH-së ose, më saktë, të VMRO-DPMNE-së, Bedredin Ibrahimi, do të jetë përfaqësuesi i Lëvizjes BESA dhe kjo do të jetë një mundësi që ky institucion kaq i rëndësishëm për demokracinë në Maqedoni të mund të vendoset në binarë të vërtetë”, shkruhet në reagim-njoftimin e Lëvizjes BESA.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu