Gruevski: Para zgjedhjeve kemi këmbyer infomata me Zaevin, pas zgjedhjeve nuk jemi takuar

“Me Zaevin pas zgjedhjeve as jemi parë e as jemi dëgjuar, edhe pse prisja të më urojë për fitoren. Por u tregua se nuk ka fuqi për një gjë të tillë. Në të kaluarën, normalisht, kohë pas kohe kur ka pasur nevojë jemi takuar ose jemi dëgjuar në telefon, edhe të shtunën një ditë para zgjedhjeve kur Oliver Spasovski fillimisht e kërkoi Nikolla Todorovin, e prej ku edhe ne u ndëgjuam me qëllim të këmbejmë informacione në drejtim të shmangies së problemeve gjatë ditës së zgjedhjeve”, shruan Gruevski, transmeton FLAKA.info

Siç shihet, thotë ai, Zaev bën tentim maksimal që të vazhdojë kriza poltike në Maqedoni. Sipas vendosjes së qytetarëve të Republikës së Maqedonisë dhe vërtetimin ndërkombëtarë për atë se zgjedhjet kanë kaluar në frymë sa më të mirë dhe ishin fer e demokratike, unë në këtë periudhë jam i fokusuar në qeverinë e re me qëllim realizim të programës së premtuar për përmirësim të jetesës së qytetarëve të Republikës së Maqedonisë, ka shruar më tej Gruevski. FLAKA.info


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu