KSHZ-ja po shqyrton ankesën e 8 të BESËS: Dëshmoi Fatime Sulejmani, dikush kishte votuar në vendin tim!

Sonte në KSZH përsëri është kthyer në shqyrtim ankesa e tetë e Lëvizjes BESA.

Janë dëgjuar edhe katër anëtarët e KZZ nga Gostivari, dhe votuesja e cila dëshmoi para KSHZ-së se ajo kur ka shkuar të votojë të dielën, është kthyer me arsyetimin se ajo tashmë kishte votuar.

Fatime Sulejmani para KSHZ-ja tha se dikush tjetër ka votuar në emër të saj dhe për këtë shkak ajo nuk e ka realizuar të drejtën e saj për të votuar, transmeton TetovaSot.

“Kur shkova për të votuar dhe shkova për të nënshkruar dhe më thanë se nuk mundëm pasi kishte nënshkrim. Unë kisha dëshirë për të votuar, por kur më thanë se nuk mundem u ktheva. Kishte nënshkrim tjetër, nuk është nënshkrimi im”, tha Fatime Sulejmani.

Para seancës së KSZH-së është sjellur edhe kutia e votimit për të krahasuar nënshkrimin e Fatime Sulejmanit nga letërnjoftimi dhe listës së votimit dhe u zbuluar se nënshkrimi nuk ishte i njëjtë./


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu