Besart Ibraimi shpallet futbollisti më i mirë në Maqedoni

Bomberi kërçovarë, Besart Ibraimi, edhe zyrtarisht është shpallur si futbollisti më i mirë në Maqedoni për sezonin 2015/2016. Ai në garën për më të mirin e Ligës së Parë Futbollistike të Maqedonisë doli fitues ndaj dyshes së Vardarit, Stefan Spirovski dhe Boban Grnçarov, ndërsa gjithashtu fitoi edhe çmimin e golashënuesit më të mirë.

Ilija Nestorovski fitoi çmimin e futbollistit më të mirë maqedonas që luan jashtë vendit, ndërkohë Bllagoja Milevski u zgjodh si trajneri më i mirë.

Ndryshe i gjithë manifestimi që u mbajt në Teatrin Kombëtar Maqedonas kaloi në shenjë të heronjëve të ri të përfaqësueses shpresa të Maqedonisë, të cilët për herë të parë në historikun e futbollit vendor arritën që të kualifikohen në një eveniment të rëndësishëm futbollistik, siç është Evropiani i vitit 2017 që do të mbahet në Poloni.

Në mungesë të Besart Ibraimit, i cili ditë më parë iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjike në ashtin e hundës, çmimin e futbollistit më të mirë e pranoi babai dhe vajza e tij, ndërsa si futbollist më i mirë i ri u përzgjodh futbollisti i Rabotniçkit, Elif Elmaz.

Në kategoritë e të rinjëve, ekipi i Vardarit morri epitetin e më të mirëvve, ndërsa si trajner më i mirë u zgjodh Jugoslav Trençovski.

Në elitën e futsalit vendor çmimet i rrëmbyen trajneri Bozhoviç dhe kapiteni i Zhelezarecit, Igor Leovski, ndërkohë Afrodita Salihi fitoi çmimin e golashënueses më të mirë në elitën e futbollit për femra, ku si futbolliste më e mirë u përzgjodh, Teodora Dimovska nga rradhët e Dragon.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu