Mbrëmë ish kryeministri Berisha priti në një takim Kryetarin e BDI-së në Maqedoni, zotin Ali Ahmeti, i cili shoqërohej nga bashkëpunëtorë të tij.
Në këtë takim zoti Berisha përgëzoi kryetarin e BDI-së, Ahmeti për zgjedhjet e përgjithshme dhe fitoren në këto zgjedhje të BDI, si parti politike me mbështetje më të gjere nga shqiptarët në Maqedoni.
Berisha gjithashtu shprehu keqardhjen për humbjen e 9 vendeve në parlament nga zgjedhësit me origjinë shqiptare për shkak të percaktimeve ligjore në dëm të tyre.
Ai shprehu vlerësimet për të gjitha arritjet e BDI, shqiptarëve dhe kontributin e tyre thelbësor në zhvillimet në Maqedoni.
Në këtë takim u diskutua gjerësisht mbi domosdoshmërinë e bashkëpunimit dhe bashkrendimit të perpjekjeve të forcave politike shqiptare në Maqedoni për një horizont tëe ri ne zbatimin e plotë marrëveshjes se Ohrit dhe zhdukjes së çdo forme diskriminimi të shqiptarëve në Maqedoni, gjë që do ta bëj këtë vend më të lirëe dhe më stabël.
Në këtë takim u theksua gjithashtu domosdoshmëria e investigimit, dokumentimit të genocidit dhe krimeve kundër njerëzimit të kryera në tëe shkuarëen ndaj shqiptarëve, pasi heshtja ndaj tyre nuk premton të ardhme të qartë. Takimi ishte i hapur dhe kaloi në frymë të plotë mirëkuptimi.