Fillojnë përgatitjet për ndërtimin e qytetit tendë në Idlib

Kryetari i përgjithshëm e Gjysmëhënës së Kuqe të Turqisë, Kerem Kınık, në lidhje me punimet për personat e evakuuar nga Halepi i cili është i rrethuar nga ushtria e regjimit të Bashar al Asadit dhe grupet e huaja terroriste pro-regjimit, tha se “Po bëhen punime në një zonë 6-7 kilometra larg kufirit tonë në brendësi të Idlibit. Së shpejti do të krijohen kapacitete. Përgatitjet infrastrukturore po bëhen për dhjetë mijë tenda”, raporton Anadolu Agency (AA).

Kınık, në deklaratën për gazetarin e AA-së pranë pikës kufitare Cilvegözü, theksoi se në Idlib kanë hyrë makinat e punës dhe kanë filluar punimet për ndërtimin e qytetit tendë.

Duke theksuar se për një kohë të shkurtër do të bëhen edhe punimet infrastrukturore për qytetin tendë, ai u shpreh: “Megjithatë, mendoj se nuk do të kemi nevojë për atë shifër. Brenda ka ushqime, tualet mobil, kabina dushi, shkollë, qendër për shërbime mjekësore dhe një ndërtesë akomodimi që mund t’i strehojë të gjitha këto.”

Kınık shtoi se faza e parë e ndërtimit të qytetit tendë është planifikuar që të mbarojë brenda tri-katër ditëve.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu