Zhernovski: Gruevski kërkon shpëtim në nxitjen e një krize të re

Kryetari i komunës Qendër të Bashkisë së Shkupit, Andrej Zhernovsi, është deklaruar për fillimin e procesit gjyqësor për rastin e sulmeve ndaj tij dhe komunës që ai udhëheq, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në këtë rast, të akuzuar janë ish-funksionarët e OBRM-PDUKM-së, Nikolla Gruevski, Mile Janakieski dhe një këshillëtar i OBRM-PDUKM-së. Rasti njihet si ”Shuplakat për Zhernovskin”.

Ai thotë se nuk duhet të ketë zhgënjim në radhët e opozitës, pasi që Gruevski dhe të tjerët janë në gjyq për dhunë në komunën Qendër. Zhernovski konsideron se dëshmitë janë mjaftë të fuqishme kundër Gruevskit dhe të tjerëve, duke pritur që të përballen me dënime.

Zhernovski shtonë se nuk duhet që të biem në provokime, pasi që sipas tij, Gruevski kërkon të shpëtojë vetëm përmes nxitjes së një krize të re./Telegrafi/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu