KSHZ ndërpret seancën, Dime Spasov sërish thirrje për protesta (FOTO LAJM)

Komisioni Shtetëror Zgjedhor në Maqedoni, ankesën e fundit të LSDM-së do ta diskutojë nesër në seancën e planifikuar për në ora 11:00.

Kryetari i KSHZ-së, Aleksandar Çiçakovski tha se shtyhet seanca më qëllim për të përgatitur të gjitha vendimet në mënyrë që ata të njëjtat mund të dorëzohen, transmeton TetovaSot.

Dime Spasov nga radhët e VMRO-DPMNE-së , i ka ftuar sërish mbështetësit që nesër në orën 11:00 të mblidhen para KSHZ-së, dhe theksoi se nëse është e nevojshme edhe do të kampojnë para KSHZ. /albeu.com/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu