Thirrjet kërcënuese mbrëmë në Shkup: Shqiptarë të mallkuar!, Qose është gjallë!

Përkrahësit e VMRO-DPMNE mbrëmë nga protesta para KSHZ kanë thirrur thirrje kërcënuese dhe fyese, duke përsëritur thirrjen “Qose është gjallë!”, emri i një likuidatori maqedonas të periudhës historike të komitëve të Ilindenit, i cili kishte kryer vrasje në emër të VMRO-DPMNE, informon INA.

Po ashtu gjatë brohoritjeve janë dëgjuar edhe thirrjet “Shqiptarë të mallkuar!”. Këto thirrje po bëhen për shkak të përkrahjes masive të një pjese të elektoratit shqiptar për LSDM në zgjedhjet e 11 dhjetorit. (INA)


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu