Tre adoleshentë janë sulmuar në Jahja Pashë në Shkup

Tre adoleshentë të moshës prej 16 dhe 17 vjeçare dje janë sulmuar në rrugën “Cvetan Dimov”, në Jahja Pashë, në Shkup.

Siç informoi sot MPB-ja, rastin dje në orën 19:25 e kanë paraqitur nga SPQ “Shën Naumi i Ohrit”. Në spital janë dërguar tre adoleshentë, nga të cilët një person 16 vjeçar me lëndime nga një mjet i fortë në pjesën e krahut të djathtë, edhe një 16 vjeçar me lëndim nga një mjet i fortë në pjesën e kokës dhe një person 17 vjeçar me dy plagë të marra nga një mjet i mprehtë.

Pas ndihmës së dhënë mjekësore dy personat 16 vjeçarë janë lëshuar në mjekim shtëpiak, ndërsa 17 vjeçari është mbajtur për mjekim të
mëtutjeshëm.

Merren masa për konfirmimin e arsyeve për sulmin dhe gjetjen e autorëve.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu