Faleminderit Besatarë

Nga Krenar Sllova

Zgjedhjet e 11 Dhjetorit në Maqedoni shënuan një kthesë të madhe në historinë politike, si cdo zgjedhje, nxorrën fitues dhe humbës, triumf dhe disfatë, dhe me të vërtetë, shqiptarët fituan në këto zgjedhje, dhe humbën ata që kanë sunduar për 15 vite rradhazi, partnerët e koalicionit qeverisës, humbën moralisht, sepse ashtu deshi populli, dhe sdo mund të sundojnë e manipulojnë sic kanë bërë deri më sot, sepse nga këto zgjedhje, doli në pah një forcë e re politike, që për shumëkënd që sodiste nga jashtë, rezultati i saj u perceptua si befasi, për ne që punonim nga brenda saj, ishte më se i pritshëm. Dhe ky rezultat, nuk është tjetër vetëm se kurorëzim i punës së palodhëshme të aktivistëve besatarë anë e kënd qyteteve shqiptare në Maqedoni.

Nuk është e lehtë të promovosh sinqeritet, kur për oponentë ke gënjeshtarët, nuk është e thjeshtë të përfaqësosh drejtësi, kur kundërshtarët e gdhijnë dhe ngrysin në balta dhe manipulime, andaj 60 000 besatarët për herë të parë thyen një tabu tek shqiptarët, i thanë jo frikës dhe presionit, dhe përqafuan opsionin e ri të shpresës, të ndryshimit, të Besës.

60 000 besatarë në të përgjithshme dhe 1000 basatarë në vecanti në Dibrën tonë, janë fryti i parë i punës që ngritet mbi sinqeritet dhe drejtësi, dhe pa diskutim që do shumfishohet ky numër, përderisa ne po ato vlera kemi bazë ku ngritemi, sinqeritetin dhe drejtësinë, asgjë nuk është rastësi, cdo përfundim kurorëzohet mbi punën që është ngjizur, dhe puna jonë dëshmon dhe premton shumë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu