Gashi: Ali Ahmeti është në shërbim të agjendës serbo – ruse

“Shqiptarët e Kosovës duhet ta dinë dhe mos të kenë iluzion se Ali Ahmeti paraqet ndonjë agjendë kombëtare në Maqedoni. Ai ka përfunduar me agjendën kombëtare që moti. Tani ai është ploësisht në shërbim të interesave serbo ruse nëpërmes Gruevskit në Maqedoni”, kështu ka deklaruar sekretari i përgjithshëm i Lëvizjes BESA, Afrim Gashi në intervistën Saktë.

Sipas tij, BDI ka bërë çdo gjë që ka mundur, edhe përmes anëtarit të saj në KSHZ që mos të zbardhen rastet e keqpërdorimeve dhe manipulimeve zgjedhore. Mospranimi i ankesave të Lëvizjes BESA ku janë evidentuar shkelje të rënda të procesit zgjedhor, ka ndikuar që mos t’i merret një mandat i deputetit VMRO – DPMNE’së së Nikolla Gruevskit dhe ai mandat t’i kalojë Lëvizjes BESA, është shprehur Gashi.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu