LSDM: KSHZ-ja nuk është në nivelin e detyrës për mbrojtje të procesit zgjedhor

Me vendimet që i ka marrë Komisioni shtetëror zgjedhor (KSHZ) tregoi se nuk është në nivel të detyrës serioze, që e ka në lidhje me mbrojtjen e të gjitha aspekteve nga procesi zgjedhor, thuhet në kumtesën e LSDM-së të publikuar mbrëmë pas përfundimit të seancës së Komisionit.

“Institucionet e shtetit duhet të punojnë në shërbim të qytetarëve dhe ta respektojnë vullnetin e qytetarëve të Republikës së Maqedonisë. Edhe krahas gjithë asaj që po ndodh, disa gjëra janë të qarta si kristali: Qytetarët zgjodhën jetë dhe ato ndryshime tashmë por ndodhin, nuk ka më vende në politikën për personalitete si Nikolla Gruevski dhe VMRO-DPMNE shkon në opozitë. Hapen perspektivat për Republikën unike të Maqedonisë dhe të gjithë qytetarët e saj”, qëndron në kumtesën e LSDM-së.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu