Shilegov: LSDM-ja do të dorëzojë katër ankesa në Gjykatën Administrative

Zëdhënësi i LSDM-së, Petre Shilegov, sot ka mbajtur një konferencë për shtyp, në të cilën paralajmëroi se partia e tij, pas vendimeve të KSHZ-së, do të dorëzojnë katër ankesa në Gjykatën administrative.

 “LSDM-ja do të dorëzojë 4 ankesa në Gjykatën administrative deri në fund të ditës, që lidhen me vendvotimet në njësinë e gjashtë zgjedhore numër 6. Gjykata administrative do të duhet të marrë parasysh të gjitha argumentet e dorëzuara me ankesën. KSHZ-ja nuk i’u përgjigj seriozisht detyrës për mbrojtjen e procesit zgjedhor, në disa vendime të parashtresave”, tha Shilegov në konferencën e tij./lajm

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu