Ushtria turke godet 217 pozicione të ISIS në Siri

Forcat e ushtrisë turke në kuadër të ofensivës “Mburoja e Eufratit” kanë goditur 217 pozicione të organizatës terroriste DEASH, mes të cilave ka pasur edhe depo armësh, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas një njoftimi me shkrim nga Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë turke, thuhet se forcat e ushtrisë turke kanë vazhduar aktivitetin e tyre në kuadër të ofensivës “Mburoja e Eufratit”, e cila nisi më 24 gusht.

Në ditën e 117 të kësaj ofensive janë goditur 160 pozicione të DEASH-it me anë të artilerisë së rëndë, ndërkohë 57 pozicione të tjera përmes avionëve të forcave të armatosura të Turqisë.

Fshihen në godinat publike

Gjatë konflikteve të armatosura është vënë re që militantët e organizatës terroriste fshihen në godinat publike si shkolla, spitale, xhami, etj.

Ndërkohë në deklaratë thuhet se terroristët që janë dorëzuar kanë pohuar se godinat në fjalë ruhen 24 orë me anë të kamerave. Ata kanë pohuar se organizata terroriste me anë të këtyre xhirimeve synon të keq informojë opinionin ndërkombëtar.

Ushtria turke ka marrë të gjitha masat në mënyrë që civilët të mos preken

Nga ana tjetër Ushtria turke njofton se ka marrë të gjitha masat e nevojshme në mënyrë që civilët në zonat e konfliktit të mos preken. Avionë të ushtrisë turke kanë ndërmarrë një nismë për sensibilizimin e popullatës, duke hedhur broshura nga ajri në të cilat i kërkohet popullatës të qëndrojë larg vendeve ku fshihen terroristët.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu