SHBA-të do të dërgojnë 1.600 tanke në një magazinë në Holandë, si pjesë e forcimit të sistemit të mbrojtjes evropiane dhe demonstrimin e forcës së NATO-s për shkak të rritjes së agresionit rus.
Zyrtari ushtarak, Ben Hodges, tha se ai nuk mendon se po afrohet një sulm i Rusisë dhe se kjo ishte një masë parandaluese, shkruan “The Independent”.
“Mendoj se nuk do të ketë një sulm, dhe mënyra më e mirë për të shmangur këtë është demonstrimi dhe shfaqja e fuqisë që e kanë SHBA-të”, tha ai.
Kongresi i Shteteve të Bashkuara, në dhjetor të këtij viti, miratoi ligjin për mbrojtjen dhe në mënyrë që të forcojë forcat e mbrojtjes evropiane ka ndarë 3.4 miliardë dollarë, dhe në këtë kontekst Shtetet e Bashkuara kanë në plan që të rihapin ose të ndërtojnë depo të armëve në Holandë, Poloni, Belgjikë, si dhe dy qytet në Gjermani.
Sipas “The Independent”, administrata e re e Donald Trump tha se do të përmirësojë marrëdhëniet me Rusinë, por nuk komentoi nëse ajo do të ndryshojë planin për dërgimi e armëve në Evropë.
Zyrtarët amerikanë dhe holandezë thanë se depoja nuk ndodhet në kufirin e NATO-s me Rusinë, sepse do të ishte në kundërshtim me marrëveshjen me ish Bashkimin Sovjetik.