Stamboll thyen rekordin e dy viteve të fundit me numrin e turistëve në muajin tetor

Me 1.152.771 turistë që vizituan Stambollin në muajin tetor u arrit shifra më e lartë në dy vitet e fundit, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas të dhënave të Drejtorisë së Kulturës dhe Turizmit të Stambollit, në 10 muajt e parë të vitit qyteti u vizitua nga gjithsej 6.982.691 turistë. Ndërsa në muajin tetor e vizituan 1.152.771 turistë, shifra e të cilëve ka shënuar një rritje me 116 për qind në krahasim me muajin e njëjtë të një viti më parë.

Në muajin tetor Stambollin e vizituan 1.148.689 me rrugë ajrore dhe 4.082 me rrugë detare. Në krahasim me vitin e mëparshëm është shënuar rritje 117 për qind në numrin e vizitorëve me rrugë ajrore ndërsa 25 për qind rritje të atyre me rrugë detare.

Në Stamboll kryen hyrje nëpërmjet rrugëve ajrore 1.231 vizitorë të huaj nga aeroporti Atatürk, 341.388 nga aeroporti Sabiha Gökçen, 806.070 nga aeroporti i Stambollit ndërsa me rrugë detare 1.025 nga porti Karaköy, 1.482 nga porti Tuzla, 1.223 nga porti Zeytinburnu, 196 nga porti Ambarlı, 102 nga porti Haydarpaşa, 34 nga porti Marmara dhe 20 vizitorë të huaj nga porti Pendik.

Njoftohet se 70.17 për qind e vizitorëve të huaj të ardhur me rrugë ajrore kanë përdorur Aeroportin e Stambollit ndërsa 29.72 për qind aeroportin “Sabiha Gökçen”.

Po ashtu theksohet se këtë vit për herë të parë në tetor kanë ardhur turistë në portin Karaköy.

Në numrin e turistëve, iranianët renditen të parët

Në mesin e turistëve që kanë vizituar Stambollin, iranianët janë renditur të parët me 102.220 turistë.

Irani pasohet nga Rusia me 101.021 turistë, Gjermania 98.251, Franca 49.944, Britania e Madhe 46.366, Iraku 36.742, SHBA 34.152, Ukraina 33.653, Holanda 31.724 dhe Izraeli me 29.728 turistë.

Iranianët përbëjnë 8.87 për qind të turistëve të ardhur në Stamboll, të cilët ndiqen nga rusët me 8.76 për qind, gjermanët me 8.52 për qind, francezët me 4.33 për qind, britanikët me 4.02 për qind dhe irakianët me 3.19 për qind.

Në muajin tetor Stambollin e vizituan turistë nga 189 shtete.

Stambolli për periudhën në fjalë është vizituar nga turistë nga 189 shtete si dhe nga një person nga Laosi dhe Makao dhe nga dy persona nga Sao Tome Principe dhe Svaziland.

Numri i turistëve që kanë vizituar Stambollin në 24 muajt e fundit është si më poshtë:

Muajt Numri i turistëve
Tetor 2021 1.152.771
Shtator 2021 975.916
Gusht 2021 1.002.722
Korrik 2021 1.130.999
Qershor 2021 684.621
Maj 2021 384.630
Prill 2021 419.686
Mars 2021 545.608
Shkurt 2021 350.913
Janar 2021 334.825
Dhjetor 2020 408.040
Nëntor 2020 439.920
Tetor 2020 533.405
Shtator 2020 460.670
Gusht 2020 436.198
Korrik 2020 301.930
Qershor 2020 66.725
Maj 2020 847
Prill 2020 960
Mars 2020 374.101
Shkurt 2020 962.151
Janar 2020 1.017.034
Dhjetor 2019 1.127.915
Nëntor 2019 1.088.372


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu