Sot në selinë e LSDM-së, kandidaturë për kryetar partie ka dorëzuar edhe Jovan Despotovski.
Ai programin e tij e ka quajtur “Koncept 28”, ku sipas tij, në fokus janë njerëzit. Qëllimi është sigurimi i një jete më kualitetive për qytetarëve ndërsa Koncepti 28 ofron qasje më ndryshe në krijimin dhe zbatimin e masave dhe politikave.
Afati për dorëzimin e kandidaturave tjera skadon sot në ora 16 me çka Bordi Qendror nesër do t’i verifikojë.