Ish-Presidenti Bujar Nishani, deklaroi sot se “demokratët nuk vijnë dot në pushtet kurrë, përsa kohë lidershipi dhe drejtimi i partisë së tyre, është marrë peng dhe kontrollohet nga maxhoranca dhe Edi Rama”.
Në një shënim në Facebook, Nishani theksoi se “kjo situatë e përjetëson të majtën dhe Edi Ramën në pushtetin më të korruptuar të 30 viteve të fundit dhe projekton qartë demokratët në opozitë edhe për 30 vitet e ardhëshme”.
“Ndryshimi i Partisë Demokratike, rithemelimi i saj, reformimi e modernizimi janë emergjencë kombëtare dhe përgjegjësi morale e politike e demokratëve”, ka nënvizuar ish-Presidenti.