Protestat masive në Serbi për shfrytëzimin e burimeve natyrore, reagon Vuçiç

Mijëra njerëz bllokuan rrugët anembanë Serbisë në një protestë anti-qeveritare kundër dy ligjeve të reja që ambientalistët thonë se do të lejojnë kompanitë e huaja të shfrytëzojnë burimet vendase.

Qeveria e Serbisë ka ofruar burime minerale për kompanitë duke përfshirë minierën e bakrit Zijin që shfrytëzohet nga kinezët dhe grupin Rio Tinto. Aktivistët e gjelbër thonë se projektet do të ndotin tokën dhe ujin në vendin ballkanik.

Kompania Rio Tinto ka premtuar t’u përmbahet të gjitha standardeve mjedisore vendase dhe të BE-së, por ambientalistët thonë se miniera e litiumit e planifikuar prej 2.4 miliardë dollarësh do të ndotë në mënyrë të pakthyeshme ujin e pijshëm në zonë.

Për Partinë Popullore Progresive në pushtet të udhëhequr nga presidenti Aleksandar Vuçiç, këto protesta masive po zhvillohen përpara zgjedhjeve parlamentare dhe presidenciale.

Presidenti Aleksandar Vuçiç në profilin e tij në Instagram publikoi një fotografi nga fshati Gornje Nedeljice ku Rio Tinto tashmë ka filluar të blejë tokë për projektin e saj të ardhshëm të litiumit.

Vuçiç tha se sapo të përfundojë studimi mjedisor mbi projektin, ai do të thërrasë një referendum për të lejuar njerëzit të vendosin nëse projekti duhet të kalojë.

“Çdo gjë që ndërtojmë sot ua lëmë fëmijëve tanë”, ka shkruar Vuçiç në Instagram.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu