“Më nxirrni që këtu”, mesazhi i Donaldit në xham dhe fjalët e Beatrix, po Bora? (FOTO)

Që prej spektaklit të së premtes, Donald Veshaj duket se nuk ndihet mirë pasi nuk e di çfarë ndodh jashtë. Ndonëse ka deklaruar se është i qartë për situatën me Borën dhe e pëlqen shumë Beatrixën, mbrëmjen e kaluar ka lënë një mesazh në xham.

“Më nxirrni që këtu,”– shkroi ai mbi xham, teksa Beatrix qëndronte pranë tij. Mbetet e paqartë se çfarë ndjente Donaldi në ato momente dhe çfarë mendon për qëndrimin në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, ku nuk kanë munguar rastet kur është zgjedhur i preferuari i publikut.

Kujtojmë se pas spektaklit, Donaldi ka biseduar me Beatrix në lidhje me gjithë situatën e ndodhur.

“Thjesht dua ta hedh pas. Do njeriu të qetësohet sepse realisht e respektoj shumë Borën. E respektoj për të gjitha gjërat që kam kaluar. E di që nuk është mirë edhe shpresoj që realisht të më kuptojë”-tha Donaldi.

“As që diskutohet, ajo është normale. Kur e do dikë, kur ke kaluar një histori të bukur as që nuk bëhet fjalë” – tha Beatrix.

“Realisht ti më bën të ndihem shumë mirë edhe sinqeriteti jot më çmend.Vdes për njerëzit e sinqertë. Njerëzit që bëjnë, unë e di sa mund të bësh ti në një lidhje”, – i tha Donaldi.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu