Dega e PD-së në Berat ka zyrtarizuar emrat e delegatëve për Kuvendin e 11 Dhjetorit. Sipas tyre 125 nga 198 delegatë kanë firmosur nga dega e PD së Beratit, 12 nga 34 nga dega e PD-së në Dimal dhe 21 nga 46 nga dega e PD-së në Poliçan.
I pranishëm ka qenë edhe kreu i FRPD-së, Belind Këlliçi në momentin që drejtuesit e degëve kanë lexuar listën, por disa prej delegatëve ishin me iniciale. “PD ka qenë e përgjumur në këto 8 vite” tha njëra nga drejtueset e degës së PD-së Berat.
Në 11 Dhjetor Sali Berisha ka thirrur Kuvendin për të shkarkuar Lulzim Bashën, ndërsa 7 ditë më pas kryedemokrati ka njoftuar mbledhjen e po të njëjtit forum dhe ku sipas të gjitha gjasave do të përjashtojë liderin historik të PD-së nga partia.