Alternativa siguron pushtet më të madh seç ka pasur ASH, RDK, PDSH apo Lëvizja Besa

Në mbledhjen e mbajtur sonte me kryesinë e partisë, Alternativa në pajtueshmëri me anëtarët e saj ka vendosur ti bashkohet shumicës parlamentare. Janë 47 pozitat shtetërore që kjo parti ka siguruar për t’u bërë pjesë e kësaj Qeverie.

Nisur nga kjo ndarje e pushteti, Alternativa ka siguruar pushtet shumë më tepër seç kishte herën e parë, apo edhe tre subjektet e tjera që në pesë vitet e fundit ishin në koalicionin qeveritar me LSDM dhe BDI, qoftë RDK-ja e Vesel Memedit, Aleanca e Ziadin Selës, Lëvizja Besa e Billall Kasamit apo PDSH-ja e Menduh Thaçit e cila parti aktualisht është pjesë e qeverisë, njofton Flaka

Në mandatin e parë PDSH kishte një ministri pa portofol ndërsa tani ka zv.ministrin e Punëve të Jashtme. Aleanca për Shqiptarët drejtoi vetëm me Ministrinë e Shëndetësisë, Lëvizja Besa me ministrinë e Bujqësisë ndërsa RDK me atë të Pushtetit Lokal.

Në eshallon të parë, Alternativa në mandatin e arë të kësaj qeveria për një periudhë drejtoi Ministrinë e Kulturës, ndërsa tani do të drejton me Ministrinë e Shëndetësisë, Ministrinë e Informatikës dhe Ministër të diaporës. Pjesë e marrëveshjes janë edhe tre zëvendësministra.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu