Kam qenë themelues I grupit “Xhepat e Zbrazët”, andaj nuk jam në politikë për t’i mbushur xhepat

Lideri i Alternativës, Afrim Gashi duke ju përgjigjur pyetjeve të gazetarëve ka përmendur periudhën kur ka qenë aktiv në skenën muzikore, dhe në këtë mënyrë në shaka ka mohuar çfarëdo akuze se Alternativa është futur në Qeveri për përfitime financiare, shkruan TV21. Gashi tha se do të mundohen të ndryshojnë këtë pikëpamje që qytetarët kanë për politikanët.

“E para , në rininë time kam qenë themelues i një grupi muzikorë që e ka pasur emrin “Xhepat Zbrazët”, edhe atëherë në një intervistë nga gazetarë i pyetur se çfarë ju pret në të ardhmen në aspektin muzikor, unë ju kam thënë se nuk e di çfarë, vetëm e di se emri i grupit nuk do të ndryshojë, kështu që nuk jam as unë as eksponentët e partisë time në politikë për të mbushur xhepa, dhe distancohem nga një fjalor i këtillë. Unë mendoj se është shumë e dëmshme që eksponentët politik të shihen si njerëz që futen në politik për të mbushur xhepat, dhe deri sa mendohet kështu në opinion, dhe me të drejtë në disa aspekte sepse disa politikanë kanë dhënë indikacione të mendojnë kështu njerëzit, unë mendoj se gjërat do të shkojnë keq”, tha mes tjerash Gashi.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu