Mbrëmja e djeshme përcaktoi një tjetër detyrë për banorët. Ata do të duhej që të ndërtonin një mozaik vetëm duke përdorur makarona.
Hapi i parë i kësaj detyre ishte që banorët të ndaheshin më dy grupe dhe të bashkëpunonin me njëri-tjetrin për gjetjen e idesë apo proçesin e punës.
Dy leaderat kryesorë të grupeve ishin Donaldi dhe Claudio. Mbas gjithë asaj lodhje dhe mundi grupi i Donaldit e ka përfunduar krijimin më së miri. Duket se banorët janë shumë të kënaqur nga kjo punë e tyre.
Në instagramin e “Big Brother Vip” do të postohen të dyja fotot e dy grupeve. Krijimi që do të marri më shumë pëlqime do të ketë një shpërblim.