Nxënësit myslimanë falen jashtë në të ftohtë, shkolla britanike kërkon ndjesë!

Drejtuesit e një shkolle në Britaninë e Madhe u detyruan të kërkojnë ndjesë pasi një grup nxenësish myslimanë u nxorrën nga klasa prej mësuesit të tyre dhe u detyruan të faleshin jashtë, në mes të të ftohti.

Pamjet e nxënësve që faleshin në ato kushte, shkaktuan indinjatë në mesin e komuniteti lokal e jo vetëm. Tetë djemtë shiheshin aty me gjunjët dhe kokat të mbështetura në tokë. Pasi përfunduan faljen, ata u ngritën dhe veshën këpucët e xhaketat e uniformës shkollore. Shkolla në Greater Manchester pretendon se nxënësit nuk u lejuan të faleshin brenda për shkak se disa klasa të saj ishin përmbytur.

Drejtuesit e saj kërkuan ndjesë nga zemra për episodin, por ndërkohë një hetim ka nisur për ta zbardhur ngjarjen plotësisht. Një ish nxënës i shkollës në fjalë tha se djemtë kishin filluar të luteshin gjatë pushimit të drekës, por një anëtar i stafit u ka kërkuar “që të dalin jashtë”, dhe atyre nuk u mbeti mundësi tjetër vecse të largoheshin.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu