Ish-diplomati i BE-së në Maqedoni i kujton burgun funksionarit të VMRO-së

Janë thelluar akoma dhe më tej përplasjet mes diplomatëve të huaj dhe përfaqsuesve të pushtetit në Maqedoni. Një ditë më parë, ishte Erwan Fouere, ish-kreu i Zyrës së BE-së në Shkup, i cili kërkoi përjashtimin e Maqedonisë nga disa organizma të larta Brukselit, si reagim ndaj deklarimeve anti-perëndimore të Gruevskit. Dhe pas tij, është eksperti belg dhe ish-ndërmjetësues i BE-së në bisedimet mes partive për tejkalimin e krizës politike në Maqedoni, Piter Van Haute, i cili i është kundërpërgjigjur fjalorit fyes dhe gjuhës së urrejtjes të përdorur nga ana e drejtorit të Arkivit Shtetëror, Filip Petrovski para protestuesve në KSHZ-së.

Sipas diplomatit belg, Petrovski dhe të tjerët, po të kishin bërë këso lloj deklaratash dhe fjalimesh urrejtëse në një shtet demokratik, si ai dhe të gjithë do të ishin në burg.

“I nderuar z.Petrovski, e morëm mesazhin tënd. Kjo është e papranueshme, posaçërisht për faktin se vjen nga një njeri i ranguar lartë në administratën shtetërore. Në një demokraci normale për këtë gjë ju dhe të tjerët si ju, do të ishit arrestuar dhe do të qëndroni në burg për një kohë të gjatë”, ka shkruar Van Haute.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu