Udhëheqësit e VMRO-DPMNE-së dhe BDI-së do të përfundojnë në bankën e të akuzuarve

XHEVDET HAJREDINI

Sa i rëndësishëm është numri i deputetëve shqiptar në kuvend, në qoftë se veprojnë si deputetët e BDI-së gjatë gjithë kohës sa janë atje, duke e përfshirë aty edhe liderin e tyre?

Cila është “doktrina e shqiptarëve” për të cilën angazhohet BDI-ja, për të cilën do të angazhohen edhe deputetët në kuvend dhe duke ngritur gishtat sipas urdhrit të shefit të grupit parlamentar, i cili vetëm e transmeton qëndrimin e liderit.

Si pasojë e rezultatit të këtyre zgjedhjeve, kanoset rreziku që BDI-ja përsëri të “ngjitet” me VMRO-në, njësoj si deri tash, e shantazhuar nga incizimet e përgjuara, me qëllimin e vetëm që ta pamundësojnë vazhdimin e punës së Prokurorisë Speciale dhe reformat që i rekomandon komisioni i Pribe-së. Do ta bëj këtë BDI-ja, duke u arsyetuar se gjoja i përmbahet parimit të kualicionit me partinë fituese maqedonase.

Mos pritni asnjëherë BDI-ja të deklarojë se nuk e mbështet Prokurorinë speciale, por,në mënyrë perfide do të bëjë ç’mos që puna e saj të bëhet e pamundur.

Gati e gjithë udhëheqësia e VMRO-së dhe pjesa më e madhe e krerëve të BDI-së, sipas incizimeve të publikuara dhe të pa publikuara, janë të vetëdijshëm se fundin e kanë në bankën e të akuzuarve.

BDI-ja ishte ajo që vazhdimisht bënte thirrje në proceset hetuese edhe gjyqësore të jenë të pranishëm përfaqësues nga jashtë,kurse tash pat rastin dhe nuk e përkrahu kërkesën e prokurorisë speciale për dëshmitarët e mbrojtur dhe vazhdimin e afatit të punës së PSP-së. Poashtu nuk kërkon ekspertë të jashtëm të marrin pjesë në procesin gjyqësor për rastin e të akuzuarve të Lagjes së Trimave në Kumanovë.

Deri sa të zbërthehet enigma se ku e mbështet Gruevski arrogancën ndaj të gjithëve,dhe veçanërisht ndaj shqiptarve,jo vetëm që kriza politike në Maqedoni nuk do të zgjidhet, përkundrazi,ajo edhe më tepër do të thellohet. E pakuptueshme, e pashpjegueshme dhe papranueshme është heshtja disa vjeçare e përfaqësuesve të BDI-së,veçanërisht e kryetarit të saj. Ai me vite i thirr të ndihmojnë, siç i quan vetë, ”miqtë tanë ndërkombëtarë”. Tash, kur ata janë bërë shënjestër e këtij krimineli, BDI-ja vazhdon të heshtë dhe përgatitet përsëri të bëjë koalicion me të.

Hesht BDI-ja dhe nuk përgjigjet edhe kur ish ambasadori i BE-së, z.Ervan Fuere në kongresin e tyre të famshëm ua shtroi pyetjen: Çkeni bërë ju gjatë gjithë kësaj kohe në qeveri?

Vazhdon të heshtë BDI-ja edhe kur ndërmjetsuesi i BE-së, z.Piter VanHoutte në bisedimet për Marrëveshjen e Përzhines publikisht dëshmon për presionin që VMRO-ja e ushtron mbi BDI-në.

Gruevski në fjalimin e fundit para militantëve fashistë të vetë, doktrinën e vet në të cilën në radhë të parë, paralajmëron se në të ardhmen nuk do të lejojë “miqtë tanë ndërkombëtarë” të BDI-së të përzihen në dialogun e brendshëm. N ë këtë mënyrë krijohen kushte, në mungesë të miqve tanë ndërkombëtarë dhe në praninë e Sasho Mijallkovit me audio-videot në xhep harmonizimi I dy “Doktrinave” të bëhet shumë më lehtë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu